Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi se së shpejti priten rezultate të forta nga drejtësia, lidhur me konfiskimin e pronave me burim krimin, pas kërkesave që OFL i ka bërë Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Teksa zhvilloi një takim me oficerët e Njësisë Kundër Krimit Ekonomik, e njohur si Njësia “E”, në Policinë e Shtetit,  Lleshaj theksoi se forca e ligjit ka kopsitur dosjet për secilin rast.

 

SANDER LLESHAJ

MINISTRI I BRENDSHEM

“Operacioni Forca e Ligjit ka regjistruar sukses të konsiderueshëm, dhe presim që së shpejti të finalizohen dhe vendimet e para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para, për t’u pasuar në të ardhmen me vendime të tjera. Besojmë se puna dhe angazhimi do të japin rezultate të shpejta edhe më të thelluara në këtë drejtim të rëndësishëm.”

 

Lleshaj prezantoi edhe strukturat e policisë të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar.

 

 

“Në këtë strukturë janë të integruara disa Njësi, si ajo që ka të bëjë me luftën kundër krimit ekonomik, ose Njësia “E”, Njësia “I” që është njësia e informacionit, Njësia “K” që merret me kapjen e personave në kërkim, Njësia “C” që merret me luftën kundër krimit kompjuterik dhe Operacioni Forca e Ligjit.”

 

Lleshja tha se fokusi do të jetë goditja e grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar që operojnë në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *