Shtyhet seanca gjyqësore për ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe disa banorë të zonës së Astirit.

 

Balliu dhe banorët akuzohen nga prokuroria për për veprime të dhunshme ndaj efektivëve të policisë në protestën e 7 majit kubllokuan rrugën për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Por edhe pse seanca u shty, Balliu deklaroi para mediave se nuk trëmbet ndërsa e cilësoi gjyqin si politik.

 

“Seanca u shty, erdhëm të merrnin vendimin për një arrestim politik ndaj meje dhe disa banorëbve të Unazës. Kjo është thjesht një çështej politike për të trembur qytetarët dhe opozitën që të mos dalë në protestë. Këto janë përpjekje mjerane. Ne vijmë po shteti nuk funksionon, kjo është arsyeja pse qytetarët ndodhen në burgje, kurse banditët janë të lirë.Del Sandër kimiku dhe bën filma, thotë janë dëmtuar policët, po s’ka asnjë polic të plagosur, veç qytetarë të gjakosur.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *