Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogorasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në rrugë si pasojë e temperaturave të ulëta.
Policia ka vendosur efektivë në zonë dhe nuk po lejon lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor, për arsye sigurie. Sipas autoriteteve, kushtet e motit kanë bërë të pamundur qarkullimin normal, duke rritur rrezikun për aksidente.
Lëvizja në afërsi të Llogorasë kryhet vetëm përmes tunelit, për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Himarës dhe anasjelltas.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
/vizionplus.tv





