Pak minuta shi kanë mjaftuar që menjehere të krijohen probleme te ndryshme në disa zona të qarkut Elbasan.

Në Librazhd pati përmbytje të mëdha në qytet ndërsa Lumi Shkumbin u fry tej mase.

Mirëpo situata më shqetësuese erdhi nga aksi kombëtar Librazhd-Elbasan. Kjo rrugë përkohësisht u bllokua pasi si pasojë e reshjeve intensive të shiut pati rënie gurësh në kthesën e Murrashit.

Shtabi I emergjencave shkoi në vendngjarje për të zhbllokuar situatën që paralizoi qarkullimin në këtë aks me mjaft lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *