Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërimet...

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit dhe Rusisë...

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi...

Bllokohet misri me aflatoksinë, inspektori i përgjithshëm: S’ka rrezik për konsumatorët

17 Mars 16:29

Rreth 24 ton misër i importuar nga Greqia, i destinuar për ushqim kafshësh, është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, pas kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Analizat kanë treguar praninë e një niveli të lartë të aflatoksinës B1, ndërsa AKU ka bllokuar të gjithë sasinë e misrit dhe ka nisur procedurat për asgjësimin e saj. Subjekti importues nuk do të lejohet të vijojë aktivitetin për këtë ngarkesë deri në përfundimin e plotë të procesit të verifikimit dhe asgjësimit të misrit të kontaminuar.

Pak ditë më parë, edhe në Shkodër u konstatua një sasi misri me aflatoksinë, që kishte hyrë nga Serbia përmes pikës së Hanit të Hotit.

“Në vijim të verifikimeve është konstatuar se subjekti ka administruar rreth 104 ton misër rifuxho, të importuara në periudhën nëntor–dhjetor 2025; kjo sasi është gjetur e përzier dhe pa identifikim lote (pa gjurmueshmëri); në momentin e verifikimit fizik nga trupa inspektuese, më datë 4 mars 2026, janë konstatuar vetëm 9.5 ton në gjendje, duke krijuar dyshime për lëvizje të paligjshme të produktit.”,  Dashnor Sula, inspektor i përgjithshëm.

Misri ishte për përdorim në pulari, por kryeinspektori Dashnor Sula shpjegoi se nuk ka rrezik për konsumatorët.

“Bazuar në të dhënat aktuale, rasti lidhet me ushqimin për kafshë (misër rifuxho) dhe jo drejtpërdrejt me produktin final (vezët). Nga analizat laboratorike të kryera më datë 26.02.2026 (raportet nr. 19.40-26 dhe 21.44-26), rezultoi prani e aflatoksinës B1 mbi normë në ushqimin për kafshë. Deri më tani: nuk ka evidencë shkencore të konfirmuar për transmetimin e aflatoksinës B1 te veza, ndryshe nga aflatoksina M1 në qumësht; megjithatë, rasti është trajtuar me parimin e kujdesit maksimal (precautionary principle). Për këtë arsye: produkti është konsideruar i pasigurt për përdorim; janë marrë masa të menjëhershme administrative dhe penale.”

Për rastin kanë nisur hetimet edhe nga Prokuroria e Shkodrës. Inspektorati i Përgjithshëm njoftoi se sasia e gjetur me misër do të asgjësohet, ndërsa subjekti importues është gjobitur. Po ashtu, janë dërguar për verifikim disiplinor 10 inspektorë, të cilët dyshohen se nuk kanë kryer detyrën siç duhet.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Dashnor Sula

Nga e njëjta kategori

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë diskutuan

më shumë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një krize tjetër energjetike

më shumë...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko Haram

më shumë...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar Hormuzin nga minat e vendosura nga Irani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:06

Këto shenja Horoskopi hyjnë në një fazë...

10:00

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO,...

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

7:03

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

6:58

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb...

6:43

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy...

Më të klikuarat

  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.