As institucionet akademike nuk i kane shpëtuar dot  metodave te politikes per te bllokuar zgjedhjet. Kështu ka ndodhur ne fakultetin Histori-Filologji ne Tirane. Gara mes dy pedagogeve, kandidate për dekan, është shoqëruar me probleme e parregullsi te cilat kulmuan ne 7 dhjetor, ditën e votimeve per t’u bllokuar me pas.

 

Profesori i gjeografisë Sabri Laci, dekan i komanduar dhe kandidat per dekan si dhe profesoria e gjuhësisë Aljula Jubani që garojnë për dekanë, kane shkëmbyer akuza ne distance per nderhyrje dhe parregullsi ne proces.

 

Ne lidhje me ketë situate te pazakonte ne Fakultetin Filologjik kane reaguar edhe pedagoge e shefa departamentesh. Lorenc Bejko përgjegjës i Departamentit te Arkeologjisë tregon se presioni dhe  përdorja e studenteve ne zgjedhje ishte e paprecedent.

 

Votat e stafit akademik janë ndare ne gjysme per secilin kandidat dhe votat e studenteve pritet te beje diferencën mes kandidateve.

 

Ndërsa ne lidhje me parregullsitë dhe bllokimin e procesit, pritet te vendosin institucionet zgjedhore te Universitetit te Tiranës.

 

Zgjedhjet ne Fakultetin Histori Filologji mbahen pas dorëheqjes se Valentina Dukës, e cila është deputete e Partisë Demokratike ne ketë legjislature.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *