Pas bllokimit të dërgesës me 250,000 doza të vaksinës AstraZeneca, nga Italia, edhe Franca ka paralajmëruar se mund të bëjë të njëtën gjë. Italia bllokoi këtë dërgesë e cila ishte nisur për në Australi, në pikën e saj kufitare.

“Franca mund të marrë një shembull nga Italia dhe të ndalojë eksportin e vaksinave Covid-19”, deklaroi ministri francez i Shëndetësisë, duke pohuar se vend i tij mund të ndiqte shembullin e fqinjeve.

Italia justifikoi bllokimin e dozave të vaksinës në kufirin e saj, me argumentin se Astrazeneca nuk ka përmbushur detyrimet e saj. Po kështu Italia arsyeton se Australia është një vend jo shumë i prekur nga Covid-19.

Kryeministri Australian, Scott Morrison, ka reaguar në lidhje me këtë masë, duke u shprehur se e kupton veprimin e Italisë.

SCOTT MORRISON

KRYEMINISTRI AUSTRALIAN

Në Itali njerëzit po vdesin më një ritëm të shpejtë. Dhe kështu që sigurisht që mund ta kuptoj nivelin e lartë të ankthit që do të ekzistonte në Itali dhe në shumë vende në të gjithë Evropën.

Bashkimi Europian është në një kaos përsa i përket programit të vaksinimit. Liderët e vendeve anëtare janë të pakënaqur me vonesat në shpërndarjen e vaksinave, ndaj dhe kanë nisur të shohin në mënyrë të pavarur për të siguruar dozat për qytetarët e tyre.

Ndër shtetet të cilat kanë treguar padurimin e tyre, është edhe Asutria. Së fundmi, ka qenë Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili përballë shumë vonesave të akumuluara nga BE, vendosi të thotë “mjaft” dhe kontaktojë me kryeministrin e Izraelit, Netanyahu dhe për të krijuar një partneritet që do të përfshijë edhe Danimarkën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *