Subscribe

Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar për herë të fundit në prag të pushimeve e më pas doli para medias për të sqaruar vizionin e PD për reformën në drejtësi dhe votën kundër ndryshimeve në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve që kanë të bëjnë me shkollën e magjistraturës e cila sipas Bashës është kapur nga qeveria.

 

“Arsyeja e kapjes së shkollës së magjistraturës është ta shndërrojë atë në njëfare kursi partiak ku seleksionohen kandidaturat sipas preferencave të Ramës dhe këta të jenë prokurorët dhe gjykatësit e ardhshëm. Ju e dini që në vitet 92-93, u organizuan në Durrës, në zonën e Plepave kurse, me qëllim që të trajnoheshin gjyqtarë dhe prokurorë për të shërbyer në sistemin që po kalonte nga sistemi monist dhe diktatorial në atë demokratik dhe për vite me radhë një pjesë e politikës iu referohej si gjyqtarët dhe prokurorët e plepave. Edi Rama po bën të njëjtën gjë, por në kushte të ndryshme, në kushte mungese totale transparence dhe kontrolli total politik për të nxjerrë, siç iu referua Dash Shehi, gjyqtarët dhe prokurorët e shelgjeve”

 

Për liderin e opozitës e gjithë reforma në drejtësi është në kolaps e  shkolla e magjistraturës e vetme nuk mund të zgjidhë asgjë. Për këtë arsye Basha paraqiti një plan me 7 pika që, sipas tij ndryshojnë situatën në sistemin e drejtësisë. Së pari Partia Demokratike kërkon ndryshimin e të gjitha ligjeve të miratuara pa konsensusin e opozitës, së dyti kërkon zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqesor e atij të Prokurorisë e përshpejtimin e vettingut

 

Por Basha nuk le jashtë vëmendjes zgjedhjen e Arta Markut në krye te Prokurorisë duke kërkuar kthimin e ligjshmërisë ne organin e akuzës, si dhe anullimin e zgjedhjes se 10 anetarëve te Këshillit te Lartë Gjyqesor e atij të Prokurorise të cilët Parlamenti i miratoi pa votat e opozitës.

 

 

Mandatin e shkuar mazhoranca kishte shumicen e cilësuar të votave për të miratuar çdo ligj të reformës në drejtësi, por tani me 79 votat e saj ajo nuk mund te bëjë asgjë pa opoziten dhe përveç magjistraturës në Kuvend prej muajsh janë bllokuar 24 nene të ligjeve të reformës që duhen ndryshuar pasi jane rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *