Subscribe

Në ditën e katërt të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mbërrin në Lindjen e Mesme për të vijuar negociatat me udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe rajonalë.

 

Uashingtoni e ka bërë të qartë se do të shtojë përpjekjet për të punuar me Autoritetin Palestinez dhe Kombet e Bashkuara, për të siguruar ndihmë të shpejtë humanitare dhe mbështetje ndërkombëtare për Gazën dhe rindërtimin e saj.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

“Fillimisht arritja e armëpushimit ishte kritike. Diplomacia e qetë dhe e vendosur e presidentit Biden na ccoi aty ku kishim nevojë, përfundimi i dhunës sa më shpejt të ishte e mundur. Përqendrimi ynë i vazhdueshëm është të merremi me situatën humanitare, duke filluar rindërtimin dhe të angazhohemi intensivisht me të gjitha palët. Eshtë koha për një zgjidhje që ofron të drejta të barabarta të izraelitëve dhe palestinezëve.”

 

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do të pengojnë armatosjen e Hamasit, një plan i vështirë ky pasi militantët palestinezë kontrollojnë Gazën.

 

Ndërkohë, ndërmjetësuesit egjiptianë udhëtuan përtej kufirit të Gazës dhe u takuan me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, rivali kryesor i Hamasit me seli në Bregun Perëndimor, në një përpjekje për të ruajtur armëpushimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *