Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë me dija se SHBA pret që Suedia të pranohet në NATO në javët në vijim.

 

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se mund të jetë, dhe duhet të jetë dhe ne presim që të jetë në NATO,” tha Blinken në një konferencë shtypi .

 

Suedia është shteti i radhës që pritet t’i bashkohet NATO-s, ndonëse ky procesiu “paralizua” nga presidenti turk.

 

Presidenti i SHBA Joe Biden bëri me dije se ka diskutuar të hënën me presidentin e sapozgjedhur turk Rexhep Tajip Erdogan dhe biseduan potencialin e miratimit të shitjes së avionëve të rinj luftarakë amerikanë nëse Turqia heq dorë nga kundërshtimet e saj për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

 

Megjithatë, Blinken tha se dy çështjet shihen si të ndara nga administrata.

 

“Nga këndvështrimi ynë, ne besojmë se të dy duhet të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur  në pranimin e Suedisë, ndërsa ne do të përparojmë për paketën F-16”, tha Blinken.

 

Sekretari i Shtetit tha gjithashtu se ishte e përshtatshme që çdo anëtar të thoshte fjalën e tij për pranimin e anëtarëve të rinj në aleancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *