Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2025
Vizion fokus

“Hajde këtej nga unë”, qytetarët vrapojnë të tmerruar, momenti...

Krim pasioni në Bruksel, e dashura e drejtuesit të...

Përplasje mes Izraelit dhe Evropës, Netanyahu i përgjigjet ashpër...

VIDEO/ Nuk pranoi të paguaj shezlong, momenti tronditës kur...

Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej drejt Greqisë!...

Ekzekutohet 29-vjeçari në Durrës, u qëllua sapo parkoi makinën,...

OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të vdesin në...

I dyti më i votuari në listën e hapur...

Detaje nga atentati në Durrës, 29-vjeçari i ekzekutuar rezulton...

Horror në Francë, ponari i restorantit vret 57-vjeçarin, e...

Blinken sërish në Izrael për të shtyrë përpara zgjatjen e mëtejme të armëpushimit

28 Nëntor 09:09

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë kësaj jave do të rikthehet në Lindjen e Mesme përderisa Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të zgjatur armëpushimin në Gazë dhe të lirohen më shumë pengje, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

 

Kjo do të jetë vizita e tretë në rajon e kryediplomatit amerikan që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi muajin e kaluar.

 

Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe në Bregun Perëndimor pasi të zhvillojë takime të martën dhe të mërkurën në Bruksel dhe Shkup, ku ai do të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s, përkatësisht me përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).

 

Izraeli është pajtuar që të pauzojë operacionet e tij ushtarake në këmbim të lirimit gradual të pengjeve që mori Hamasi në sulmet fillestare më 7 tetor në jug të Izraelit. Marrëveshja pritej të skadonte të hënën, por u zgjat edhe për dy ditë të tjera, që nënkupton se do të skadojë në kohën kur Blinken të arrijë në Izrael.

 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të hënën se SHBA-ja shpreson që të shohë zgjatjen e mëtejme të pauzën, por ai theksoi se kjo varet nëse Hamasi do të vazhdojë të lirojë pengje.

 

Në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, Blinken “do të diskutojë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, që përkon me ligjin ndërkombëtar humanitar, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, mbrojtjen e jetës së civilëve gjatë operacioneve të Izraelit në Gazë dhe përshpejtimin e dërgimit të ndihmës humanitare për civilët në Gazë”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.

 

Ai tha se Blinken po ashtu do të diskutojë për parimet për Gazën e pasluftës, por edhe për nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez dhe parandalimin e zgjerimit të konfliktit.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor, Blinken pritet të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Blinken dhe zyrtarë të tjerë amerikanë besojnë se Autoriteti Palestinez duhet të luajë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës.

 

Nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, Blinken do të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të diskutojë me liderët rajonalë të cilët do të jenë pjesëmarrës në samitin e klimës COP28.

 

Blinken është angazhuar në diplomaci të furishme duke tentuar që të parandalojë që konflikti në Gazë të përhapet, që ndihma humanitare për palestinezët në këtë territor të zgjerohet, të sigurohet lirimi i pengjeve dhe që shtetasit e huaj dhe ata me shtetësi të dyfishtë të mund të largohen nga Gaza për në Egjipt./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Armëpushim blinken Izrael

Nga e njëjta kategori

“Hajde këtej nga unë”, qytetarët vrapojnë të tmerruar, momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës (VIDEO)

më shumë...

Krim pasioni në Bruksel, e dashura e drejtuesit të lartë të Goodyear arrestohet për vrasjen e gruas së tij

më shumë...

Përplasje mes Izraelit dhe Evropës, Netanyahu i përgjigjet ashpër kritikave për situatën ne Gaza

më shumë...

VIDEO/ Nuk pranoi të paguaj shezlong, momenti tronditës kur turisti dhunohet nga stafi i biznesit në plazh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:42

Makina përplaset me motorin në Korçë, një...

11:33

“Hajde këtej nga unë”, qytetarët vrapojnë të...

11:32

Krim pasioni në Bruksel, e dashura e...

11:15

Përplasje mes Izraelit dhe Evropës, Netanyahu i...

11:04

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy...

10:59

VIDEO/ Nuk pranoi të paguaj shezlong, momenti...

10:58

Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej...

10:51

Ekzekutohet 29-vjeçari në Durrës, u qëllua sapo...

10:43

FOTO/ Ndryshimi drastik i personazhit të famshëm...

10:33

“Ndërhyri në disa dosje duke mbështetur kriminelët”,...

10:14

OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të...

10:08

Tradhti jashtë Ferma VIP? Alba paralajmëroi “tërmet”...

9:55

VIDEO/ Sekuestrohen 60 kg kanabis, 2 të...

9:51

I dyti më i votuari në listën...

9:42

Detaje nga atentati në Durrës, 29-vjeçari i...

9:37

Horror në Francë, ponari i restorantit vret...

9:31

Përvjetori i martesës me Princ Harryn, Meghan...

9:31

Sekuestrohen pasuri me vlerë 228 mijë euro,...

9:20

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

8:38

“Duhet t’i pranoni gjërat ashtu siç janë”,...

Më të klikuarat

  • Video virale/ Burri demaskon gruan e tij në festën e ditëlin...
  • Tradhti jashtë Ferma VIP? Alba paralajmëroi “tërmet...
  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • Dielli kalon te Binjakët, Meri Gjini bën parashikimin e Horo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services