“Operacioni special ushtarak” do të zgjasë vetëm pak ditë ose maksimumi javë, – kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, kur urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukarinës. Ndërsa aleati i tij më i madh, presidenti bjellorus Viktor Lukashenko ironizonte homologun ukrainas, teksa thoshte se sapo të niset aksioni Zelensky do të vraponte nga frika tek padronët e tij në Perëndim.

 

Por thuajse 1 vit më vonë, jo vetëm që lufta nuk përfundoi, por tashmë është Moska ajo që ndihet e kërcënuar. Në rrjetet sociale po qarkullon një video që shfaq një nga sistemet më të mira ruse të mbrojtjes ajrore, Pantser-S1 që po ngjitej për t’u instaluar në taracën e ndërtesës se Ministrisë së Mbrojtjës.

 

Mesa duket autoritete ruse kanë vlerësuar se godines më të rëndësishme të Rusisë, pas asaj të Kremlinit, i kanoset një rrezik. Montimi i Pantsir-S1 përdoret për të neutralizuar çdo rrezik ajror që mund ti kanoset ndërtesës nga një rakete ose dron.

 

Për javë me radhë, bazat ushtarake të cilat gjenden qindra kilometra brenda territorit të federatës ruse janë sulmuar me dronë kamikazë. Moska ka akuzuar për këto akte Kievin, edhe pse ky i fundit nuk ka komentuar asnjërin nga rastet.

 

Një preçedent i tillë duke se ka bërë që Rusia të nxjerrë mësime dhe të marrë masa para se të jetë vonë. Deri me tani Moska nuk e ka komentuar instalimin e Pantsir, por ajo që lihet të kuptohet është se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse janë jo në nivelet e pretenduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *