Tre postoblloqe policie janë duke monitoruar aksin rrugor nga Kapshtica deri në Qafë Thanë.

Postblloqet  janë vendosur në kryqëzimin e fshatit Cangonj në Devoll, Çiflig në Korçë si dhe në dalje të Pogradecit.

 

Krahas forcave të policisë së rendit, Policisë kriminale dhe të Qarkullimit rrugor, ne pikat e kontrollit ka edhe forca të Reneas të cilat kontrollojnë çdo mjet që qarkullon nga Kapshtica deri në Qafë Thanë e anasjelltas.

 

Qëllimi i blindimit të këtij aksi sipas burimeve të siguruara është bërë për kapjen e personave në kërkim, si dhe për të kontrolluar më mirë lëvizjen e paligjshme të shtetasve që vijnë nga vendet në konflikt, kjo pasi kohët e fundit janë shtuar së tepërmi rastet e trafikimit të tyre drejt vendeve të BE.

 

Vetëm dhjetë ditët e fundit janë kapur nga ana e policisë më shumë se 10 persona përfshi edhe një sirianë të cilët kryenin transportimin e tyre nga Devolli në drejtim të kryeqytetit kundrejt shumave që varionin nga 400 deri në 1000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *