Blendi Shkëmbi është trajneri i ri i skuadrës së Dinamos.Mengjesin e kësaj të enjte, klubi prezantoi përpara gazetarëve timonerin ndërsa ky i fundit theksoi se klubi kryeqytetas do të ketë objektiva makismale për të  luftuar në vendet e para në klasifikim .

 

TRAJNERI BLENDI SHKËMBI- TRAJNER I DINAMOS

Për një trajner të ri si mua është e pamundur t’i thuash jo një skuadre të tillë. Shpresoj të kem fatin që ta kthej këtë skuadër në ato nivele që ka qenë më parë duke fituar tituj dhe duke arritur në Europë. Presidenca ka objektiv që të fitojmë, por në këto momente do të shikojmë se çfarë lojtarësh do të afrojmë, por objektivat do të jenë madhorë.Është e vështirë të rifillosh nga 0 për të luftuar për vendet e sipërme të klasifikimit, por gjëja e mirë është se emri i Dinamos ka një impakt te lojtarët dhe shumë prej tyre janë gati të bashkohen me ne. Kemi disa emra dhe disa prej tyre kanë firmosur edhe pse nuk janë prezantuar.

 

Trajneri korcar  tha se prioriteti do të jenë futbollistët shqiptare dhe shumë shpejte pritet firma me disa prej tyre.

 

TRAJNERI BLENDI SHKËMBI- TRAJNER I DINAMOS

Po mundohemi të krijojmë një bosht me lojtarë të kampionatit shqiptar e më pas do të shikojmë. Që në momentin e parë presidenti ka dashur që të zgjedhë kompleksin, hotelin ku do të qëndrojnë lojtarët e kjo për mua e lojtarët është një gjë shumë pozitive.  Ne si staf mendojmë se lojtarët shqiptarë janë më të rëndësishme. Nuk duhet të largohemi shumë nga Ballkani për të gjetur lojtarë e mendoj se lojtarët nga Maqedonia, Kroacia e Serbia janë lojtarët që na përshtaten më shume.

 

Dinamo rikthehen në superligën shqiptare pas 9 vitesh. Blutë mposhtën Vorën duke siguruar në këtë mënyrë matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *