Rasti “Zhvatja” vijon të tronditë atmosferën politike në Maqedoninë e Veriut pasi është bërë publike dëshmia e biznesmenit Kamçev para prokurores Vilma Ruskoska. Mediat vendase pretendojnë se Kamcev në dëshminë  e tij, akuzon kryeministrin e vendit Zoran Zaev, ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri I punëve të jashtme Nikola Dimitrov si dhe zyrtarë të tjerë si të implikuar në rastin “ Zhvatja”.

 

“Unë nga shtatori i vitit 2018 deri diku 10 Prill 2019 jam shantazhuar vazhdimisht nga një grup njerëzish që më zhvatën një sasi të madhe parash. Boki 13 më ofroi projekte por nuk kam pranuar ti financoj ato sepse ishin jofitimprurse dhe kisha informacion që biznesmenët e tjerë mashtroheshin në mënyra të ngjashme.”

 

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev ka reaguar duke thënë se do të ngrejë padi ndaj mediave që kanë publikuar një informacion të tillë.

 

“Unë siç e pashë dhe lexova në mëngjes, se është publikuar një faqe nga një procesverbal dhe më pas me shpjegim plotësues bëhet manipulim serioz. Unë dua çdo herë ti inkurajoj gazetarët që të hulumtojnë, të publikojnë gjithçka që është në interes të opinionit, por nëse bëjnë manipulim, atëherë do të japin llogari përpara autoriteteve përkatëse.”

 

Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dhe Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska njoftuan gjtihashtu se do të ngrejnë padi pasi informacionet janë të pavërteta.

 

Ndërkohë prokuroria ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar për këtë cështje.

 

“Prokuroria nuk do ti komentojë informacionet e bëra publike, por do të theksojë se zbulimi i informacionit të klasifikuar nga individët paraqet një rrezik dhe dëm për sistemin e përgjithshëm shoqëror dhe është një vepër penale. Me zbulimin e një dokumenti të tillë shkelet prezumimi i pafajësisë, rrezikohet jeta e të përfshirëve dhe vështirësohet procesi i procedures.”

 

Prokuroria Publike ka nisur hetimet për të zbuluar se si është bërë publik ky dokument.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *