Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e konsideron një mashtrim paketën e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla në periudhën e pandemisë.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehaj shprehet se qeveria do ua marrë detyrimet fiskale shumicës së bizneseve, si në një kohë normale. Sipas tij, kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe ekonominë e vendit.

 

Ai shtoi se çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars.

 

“Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars. Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë. Paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë. Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit”, shkruan Shehaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *