Subscribe

Komuniteti i biznesit kundërshtoi njëzëri draftin e paketës fiskale të propozuar nga Ministria e Financave për vitin 2023.

Disa shoqata biznesi që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ishin në një mendje, kur thanë se kjo paketë nuk i përgjigjet realitetit ekonomik.

 

Paketa fiskale 2023 jo vetëm nuk është e mjaftueshem për të përballuar krizën e cmimeve, por nga ana tjetër është fokusuar vetëm tek shumëfishimi I gjobave dhe penaliteteve. Nga të gjitha informacionet që kemi marrë gjoba, të tilla nuk ka jo në Ballkan po as në Europë- u shpreh Nikolin Jaka kryetar i Dhomës së Tregtisë.

 

Ne prisnin uljen e barrës fiskale, dhe jo rritje gjobash deri në 13 mijë euro. Kjo për ne është një lebeti e  madhe. – tha Antonela Hako dhe nga Dhoma Ekonomike e Gruas.

 

Nisur nga kjo situatë, shoqatat kanë adresuar 13 kërkesa ndaj qeverisë, ku në fokus janë lehtësirat fiskale, si përjashtimi nga TVSH për lëndët e para në prodhim dhe bujqësi, e heqja e akcizës për gazin.

 

Ne I kërkojmë këto masa për të qënë konkurues me vendet  e rajonit, vende të cilt subvencionojnë sektorët më jetik të ekonomisë më shumë se Shqipëria. Duam të ulemi në tryezë të dialogojmë cilat janë mundësitë reale dhe kush janë kërkesat më të realizueshme- u shpreh Jaka.

 

Pjesë e paketës është edhe unifikimi i akcizës mes importi dhe prodhimit vendas.

 

Cdo vend mbron prodhimin vendas, ndërsa ne shohim që ministria propozon që të unifikohen akciza për birrën, nëse kjo ndodh tregu do ketë vetëm birrë importi, ndërsa ne do e kemi të pamundur të mbijetojmë- u shpreh Stefan Pinguli nga Shoqata e Prodhuesve.

 

Ndërtuesit përsëritën kërkesat e tyre, lidhur me taksat që rëndojnë këtë sektor si asnjë degë tjetër të ekonomisë, janë taksa që kanë rritur në finale çmimin që paguajnë qytetarët për metër 2.

 

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është 10-fishuar dhe duhet parapaguar pa nisur ende investimi, me këtë taksë nëse një metër 2 kushton 1500 euro, 500 prej tyre janë taskë në bashki. Ndërkohë vetëm ne paguajmë 3 % për strehimin social, ndërsa është jashtë cdo rregulli ligjorë që paguajne dhe për depozitimin e dherave.- u shpreh Luigj Aleksi nga Shoqata e Ndërtuesve

 

Kërkesat do ti depozitohen edhe Ministrisë së Financave, ndërsa pritet reagimi i këtij institucioni, i cili ende nuk i ka dhënë formën zyrtare propozimeve të paketës fiskale për vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *