Subscribe

Dy masat drastike të heqjes së tatimit fitimit dhe TVSH, biznesi i vogël i vlerëson si një ndihmë të konsiderueshme që do t’i japë frymëmarrje të madhe kryesisht ekonomive familjare.

 

Madje sipas tyre qeveria është e vonuar në këtë nismë.

 

Është një ndihmë e madhe dhe realiste, pasi lehtësohen shumë bizneset nga detyrimet. Por një nisëm e tillë duhet të ishte marrë kohë më parë pasi shumë dyqane të vogla janë mbyllur për shkak të pandemisë. –thotë Albert Nasto nga shoqata e biznesit të vogël.

 

Të dy këto masa pritet të kenë në buxhet një efekt prej 5 mld lekë.

 

Numri dy i ministrisë së financave Vasilika Vjero thotë se nismat kanë në fokus ringritjen e ekonomive familjare ndërsa do të nxisin edhe punësimin, pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia.

 

Më herët FMN i ka kundërshtuar këto nisma, pasi sipas saj gërryen bazën tatimore në periudhën afatgjatë, ndaj dhe miratimi i tyre nuk ka gjetur konsensusin e plotë të institucionit financiar.

 

Ne kemi nisur konsultimet edhe me misionin e FMN këto ditë. FMN ka bërë sugjerimet e saj, që pragu i TVSH të ishte 8 mln lekë, por ne vendosim të ishim pranë kësaj shifre edhe për një lloj përafrimi me pragun e tatimit fitimit me qëllim që mbështetjen e biznesit-tha Vjero.

 

Të dy masat nisin efektet nga një janari i vitit të ardhshëm, duke dëshmuar qartë se pavarësisht efektet pozitive për biznesin, nismat kanë karakter elektoral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *