Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm ndër vite në fushën e muzikes, Rihanna nuk ka pasur asnjëherë një jetë personale të qetë.

 

Së fundmi ajo ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj babait të saj duke e paditur në gjykatë.

 

 

 

Këngëtarja me origjine ne Ishujt Barbados  mendon si i ati, Ronald Fenty, po përdor emrin e familjes për të reklamuar biznesin e tij ‘Fenty Entertainment’.

 

Mediat e mëdha botërore të showbiz dhe në mënyrë të vecante “The Blast’  ka siguruar padinë e Rihannës ndaj babait të saj  Ronald ku thuhet se ai dhe bashkëpunëtori i tij në biznes kërkojnë të përfitojnë nga fama e Rihannës.

 

Me konkretisht behet e ditur se babai i Rihannes ndonese nuk eshte agjenti i saj, ka vepruar pa dijenine e saj duke rezervuar turne e koncerte me vlere milion euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *