Subscribe

Shtyrja e orarit të muzikës ishte një nga kërkesat kryesore të operatorëve turistik të Vlorës në takimin e zhvilluar me prefektin. Kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga autoritetetet, pavarësisht pretendimeve të ngritura nga bizneset, të cilët e cilësuan abstrakt vendimin e Komitetit të Ekspertëve.

 

ERVIN SOTA – BIZNESMEN

Kërkesa jone ështe që të shtyhet orari i muzikes. Sepse nuk është normale qe ne oren 22:00 te shtyhet muzika dhe klientet dhe gjithe turizmi qe ne e presim në Vlore të duket si nje qytet vaki. Kërkuam që muzika te shtyjet deri në mesnate dhe të jetë e moderuar.

 

Sipas prefektit, masat anticovid do vazhdojnë të zbatohen përgjatë gjithë sezonit turistik dhe asnjë bisnes në qarkun e Vlorës nuk do të lejohet që t’i shkele ato.

 

 

FLAMUR MAMAJ – PREFEKT I QARKUT VLORE

Sic dihet jemi ne kohe pandemie, dhe kerkesat per te pasur rregull jane per tu respektuar. Nuk do kete muzike pas ores 22:00, sipas vendimit te marre nga Komiteti ne mbledhjen e fundit.

 

Bizneset paralajmërojne protesta deri në ndryshimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *