Subscribe

Në prag të nisjes së diskutimeve për paketën fiskale 2019, komuniteti i biznesit ka një propozim konkret për qeverinë. Të arrihet një pakt kombëtar fiskal, me qëllim hartimin e një pakete e cila të ketë një jetëgjatësi të paktën 5 vjeçare.

 

Ky pakt do ta ndihmonte biznesin që të kishte nje vizon më të qartë lidhur me planin e tij për zhvillimin e aktivitetit dhe të mos përballet me ndryshime ligjore të papritura. Pjesë e këtij pakti duhet të jenë edhe njësitë vendore të cilat kanë një ndikim të madh në miratimin e taksave vendore.

 

Ka ardhur koha që të kemi një pakt kombëtar fiskal. Çka do të thotë një pakt për ekonominë. Duhet të kemi një paketë e cila të krijohet me konsensusin e të gjithë aktorëve dhe të ketë jetëgjatësi disa vjeçare në mënyrë që edhe ne të jemi të qartë lidhur me planet e biznesit që do të hartojmë. Nuk mund të ketë ndryshime ligjore çdo 6 muaj, çdo vit, si nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale. Dy janë problemet e evidentuara në raportin Doing Bussines, së pari siguria ligjore si dhe ndryshimet e shpeshta të ligjeve. –thotë Arben Shkodra i shoqatës së prodhuesve.

 

Është shumë mirë që ulen taksat, por ne kemi vënë re që këto behën të paplota. Dhe në krye të një viti kemi të njëjtin ligj që ndryshon sërish. Pra kemi ndryshime të fragmentarizuara dhe jo analiza të plota të bazuara në sektorët strategjik të ekonomisë. Ndaj ne shohim të nevojshme hartimin e një pakete disa vjeçare. –thotë Ines Muçostepa

 

Por pas arritjes së këtij pakti biznesi ka dhe sugjerime konkrete në taksa dhe tarifa, të cilat në thelb parashikojnë rritjen e konkurueshmerisë së ekonomisë tonë, me vendet fqinjë. Por edhe lehtësim të barrës së taksave të cilat kanë frenuar investimet e reja.

Nuk mund të paguajë një biznes prodhues taksë infrastrukture nëse ai do të ndërtojë një njësi të re, që i shërben punës së tij. Kësaj i thonë që ai të frenohet nga kjo nisëm për shkak të rritjes së kostove. Në mendimin tim një biznes prodhues nuk mund të trajtohet njësoj si një biznes tjetër, pasi ky sektor duhet mbështetur dhe stimuluar”-vijon më tej Shkodra.

 

Ne vijojmë të këmbëngulim që taksa mbi dividendin duhet të ulet. E kemi kërkuar prej kohësh. Është taksë që rëndon biznesin, madje e frenon atë të kryejë investime të reja”-thotë Muçostepa. 

 

Ministria e Financave është në fazën përfundimtare të hartimit të paketës fiskale 2019. Pas disa ndryshimeve ligjore të ndodhura në mes të këtij viti, ku një disa sektorëve, si bujqësia, agroturizmi dhe turizmi ju ulën taksat, duket se e njëjta linjë do të vijojë të ndiqet edhe në paketën për vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *