Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë për rritjen e pagave edhe në sektorin privat, por për bizneset nisma të tilla duhet të shoqërohen me lehtësira fiskale, me qëllim që të zbatohen pa shumë kosto për grupet e interesit.

 

EDVIN PRENÇE

BIZNES FASON

 

“Ne kemi kërkuar rishikimin e tatimit në burim. Ne kemi kërkuar që ky kufi të jetë paga 60 mijë lekë, të përjashtohen nga ky tatim. Ky taksim që kursehet, të shkojë në xhepat e punonjësve.”

 

STEFAN PINGULI

SIPERMARRES

 

“Qeveria përfiton më shumë nga rritja e pagave përmes sigurimeve shoqërore. Këto të ardhura që qeveria mbledh më shumë, mund t’i rimbursojë në interes të biznesit. Qeveria mund të thoshte që ne do të rrisim nivelin e pagave, por jo sigurimet. Kështu edhe shpenzimet e biznesit uleshin, edhe punonjësit kënaqen sepse ju rriten pagat. Por tani kështu jo vetëm rriten pagat, por rriten edhe sigurimet shoqërore.”

 

Komuniteti i biznesit kërkon edhe paketa mbështetëse, që përfshijnë rimbursimin për naftën dhe energjinë elektrike, për të krijuar kështu hapësira financiare për të rritur pagat për punonjësit.

 

STEFAN PINGULI

SIPERMARRES

 

“Qeveria kur merr vendime të tilla, duhet të ndërhyjë me subvencione për të ndihmuar biznesit, aq më tepër në këtë periudhë krize. Kemi nevojë të mbështetemi. Si të ulim kostot. Kostot tona i kemi nga transporti, nuk njihet rimbursimi i TVSH për naftën për transportin tonë. Edhe kostot e shtuara nga energjia elektrike.”

 

Duke pranuar se rishikimi i pagave duhet të ndodhë, bizneset shprehen se diçka e tillë mund të ndodhë duke përcaktuar pagë reference për punonjësit dhe dikush me shumë vite eksperiencë, të mos paguhet nën atë nivel page.

 

EDVIN PRENÇE

BIZNES FASON

 

“Kjo rritje e pagës minimale do të çojë në rritje edhe të pagave të tjera, sepse nëse dikush pa eksperiencë merr 40 mijë lekë, do të rritet edhe paga e atyre me eksperiencë. Në bazë të pozicionit të punës që ke, duhet të kesh edhe pagë baze, duhet te jetë një kontratë kolektive mes të gjithë sektorëve. Duhet të ketë pagë reference. Jetojmë në një ekonomi tregu dhe paga duhet të mbështetet tek aftësitë e gjithsecilit. Këtë duhet ta bëjnë sektorët, duhet të mblidhen dhe të ketë një vendim kolegjial. Është zgjidhja më e mirë. Do të shërbejë si për të ndërgjegjësuar biznesin dhe punonjësin, por edhe për të bënë përpara përgjegjësisë punonjësit, kosto do të kishte, por do të ishte tregues i qëndrueshmërisë ekonomike.”

 

Në një takim të premten, kryeministri Edi Rama kritikoi sipërmarrjen për mënyrën sesi trajton punonjësit dhe kërkoi reflektim për të ndalur valën e emigracionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *