Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi deklaroi se përjashtimi i biznesit të vogël nga taksat nuk do të ketë efekt të ndjeshëm në buxhet. Gjatë një ndërhyrjeje për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Ekonomi deklaroi se kjo nuk do të thotë se vëmendja e qeverisë do të largohet nga investimet publike.

 

“Ministria e Financave thotë që ky efekt është gati i papërfillshëm në buxhet sepse ulja ka qenë graduale, ka marrë disa vite. Por për herë të parë në historinë e Shqipërisëdhe të vendeve të Ballkanit ne kemi tatim-fitim zero për bizneset e vogla. Ne do ta shikojmë këtë gjë shumë mirë së shpejti kur të diskutojmë për buxhetin e 2021. Ne kemi qenë shumë seriozë edhe sa u takon shpenzimeve për investime publike. Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë këtë periudhë nuk kanë munguar. Edhe për rilindjen urbane, ndërtimet e rrugëve kanë vazhduar. Rindërtimi është një proces që nuk ndalet më.”

 

 

Milva Ekonomi sqaroi se performance e grumbullimit të të ardhurave ka qenë mjaft e mirë gjatë 2020, pavarësisht pandemisë. Sipas saj, kjo është një nga arsyet pse përjashtimi i biznesit të vogël nga taksat nuk jep efekt të madh në buxhet.  Biznesi me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajë as tatim-fitim dhe as Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, sipas kryemininistrit Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *