Teksa udhëtonte me makinë, kryeministri Edi Rama ju përgjigj disa shqetësimeve dhe pyetjeve të qytetarëve. Pyetja më e shpeshtë ishte nga biznesi i vogël për premtimin e qeverisë për të hequr tatim-fitimin dhe TVSH. Në një komunikim në “Facebook”, Rama tha se ky ligj do të jetë në fuqi deri në vitin 2029.

 

“Fjala për ty në këtë rast jo vetëm është dhënë, por edhe është mbajtur sepse zerimi i tatim-fitimit dhe i TVSH për biznesin deri në 100 milionë lekë në vit ka kaluar me ligj. Kjo, përsa na takon ne, do të qëndrojë në fuqi deri në vitin 2029. Vendimi nuk është për fushatë, është një ligj i miratuar në Parlamentin e Shqipërisë dhe ka fuqi deri kur ju që jetoni me punë të ndershme dhe fitoni me punë të ndershme, do të keni fuqinë që ta mbani në fuqi. Ai vendim do të qëndrojë deri në vitin 2029, që do të thotë se deri atëherë ti nuk do të paguash asnjë tatim fitim dhe asnjë TVSH. Ata që janë me 100-140 milionë xhiro në vit do të paguajnë vetëm TVSH, jo tatim-fitim.”

 

 

Për këtë nismë, qeveria u akuzua nga opozita se po e bën për fushatë elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *