Subscribe

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm i kërkoi këtë të enjte qeverisë që të rishikojë ligjin për faturën elektronike. Duke qënë se aktiviteti ekonomik pas pandemisë nuk i është rikthyer ende normalitetit zbatimi I kësaj reforme është një kosto e shtuar.

 

Është njësoj si një pacient i sëmur i cili del nga spitali dhe tani I thuhet vrapo. Ndaj ne duam që qeveria ta rishkojë këtë afat ta shtyje në kohë. Se sa kohë duhet ne nuk mund ta themi, por duke parë e duke vendosur deri sa sistemi të kuptohet plotësisht dhe bzineset të bëhen gati. –tha Buja Muca, nënkryetar i shoqatës.

 

Një tjetër arsye pse bizensit kërkojnë shtyrje është fakti se njësitë ekonomike të vogla menaxhohen nga familjarë që skanë njohuri ekonomike, ndërsa kërkohet që qeveria të rimbursojë dhe kostot.

 

Në jemi pro teknologjisë pasi është një process shumë I mirë, por pyetja ë shtrohet është a jemi ne gati? Binzeset e vogla skanë njohuri të mira ndaj duhet të punësojnë një person për këtë process. Nga ana tjetër ne duam që të rimbursohet kosotot, sado të jenë ato pasi bizneis nuk mund të pranojë kosoto shtesë në këtë situatë që po kalojmë-deklaroi Shpëtim Agolli, kryetar I shoqatës për Tiranën  

 

Pavaresisht kërkesave të biznesit dhe kontabilistëve qeveria duket se nuk ka në plan të rishikojë afatet e kësaj reforme, e cila detyron cdo binzes të mos plotësojë më fatura me dorë por elektronikisht, nërpërmjet nje program kompjuterik I cili duhet te blerë në treg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *