Subscribe

Mbi 1000 biznese, kryesisht në katet e para të pallateve, në Bashkinë e Durrësit kanë ndërprerë punën, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Por edhe pse ka kaluar një muaj biznesi vijon të jetë në gjendje të vështirë dhe pret nga qeveria ndihmë  konkrete për të dalë nga kjo situatë.

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës i ka propozuar ekzekutivit një paketë me 8 pika ku kërkon pezullim të taksave dhe tatimeve për një periudhë 3 vjeçare.

 

“Kur themi pezullim nuk themi falje dhe pastaj ne nje moment te dyte bizneset te kenë mundesi qe te kene likuiditet me qellim shlyerjen e pagave. Pike tjetër rimbursimi i TVSH per bizneset e mëdha qe nuk kane e kane bere rimbursimin per arsye burokratike dhe do te kërkonim mirëkuptimin e organeve qeveritare qe te rimbursonin ketë.” 

 

Për biznesin një çështje e rëndësishme konsiderohet ajo e pezullimit të kësteve të kredisë për të gjitha bizneset e prekura si dhe e kompensimit sa më të shpejtë të dëmeve.

 

“Ne kemi pasur disa takime me përfaqësues te qeverise me ministrin e financave dhe ate te sipërmarrjes, me te cilët me thënë te drejtën kërkesat tona i cilësuan si te drejta dhe janë duke punuar ne nje pakete propozimesh te cilët ne e presim me shpejtësinë me te madhe qe te vihet ne pune.”  

 

Qeveria ndërkohë ka shprehur gatishmërinë që të ndërmarrë një sërë masash fiskale që do të lehtësonin sipërmarrësit në zonat më të prekura nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *