Subscribe

Sotir Tafili, një nga 60 pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në plazhin e Nartës në Vlorë, pretendon se është skualifikuar pa të drejtë nga portali e-albania.

 

“Janë të specifikuara plani i operimit brenda të gjitha kushteve, duke plotësuar dhe kërkesat e VKM. Vlerat e investimit. Dhe kjo është zyrtare.”

 

Ai thotë se ka bërë aplikimin brenda të gjitha rregullave ashtu si dhe vitin e kaluar por çuditërisht nuk e ka fituar lejen për këtë sezon turistik.

 

 

SOTIR TAFILI 

OPERATOR TURISTIK

Unë ‘de facto’ e mora vesh dje. Vjen për kontroll Policia e Shtetit dhe pas procedurave me thonë qe zotëri ti je skualifikuar dhe duhet të mbledhësh materialet. Kam aplikuar që në 19 prill tek e-albania siç u bë dhe vitin e kaluar brenda të gjitha rregullave. Në e-albania thoshte vetëm i skualifikuar, asnjë informacion tjetër. Pse? Çfarë dokumenti shtesë duhet të kem? Apo çfarë kam shkelur? Nuk kishte asgjë?

 

 

Teksa kërkon një përgjigje nga organet kompetente, Tafili e quan siturën të frikshme pasi, sipas tij, persona të tjerë po tentojnë që ta largojnë nga zona.

 

“Ka zëra që nuk do të jepet ty se do ta marrë dikush tjetër. Dua të kem një njoftim zyrtar që i pari do më jepet mua, jo policisë. Nga të paktën 60 subjekte jemi dy të skualifikuar. Vetëm se është futur dikush tjetër. Këtë duhet ta zgjidhë shteti se mund të krijohet konflikt më i rëndë se ai i Velipojës dhe unë nuk e dua këtë gjë se jam njeri i rregullt. Shteti duhet të marrë masat që të mos arrijmë aty. Tani nëse unë jam i paligjshëm ta vendosë shteti. Kam gjithë jetën që kam investuar këtu.”

 

Pretendimet për kërcënime, i ngrenë dhe operatorë të tjerë në zonë ndonëse këta të fundit kanë marrë lejen nga e-Albania.

 

DRITAN KOÇIRAJ

OPERATOR TURISTIK

“Kemi aplikuar. Na erdhi qe ju zotërinj keni për të paguar taksën vjetore. E paguam. Tani na vijnë zotërinj të ndryshëm na kërcënojnë. Na vijnë na thonë s’ke për ta marrë lejen në bashki se nuk duam ne. Policia edhi dje, dhe nuk na thanë gjë dje.”

 

I ndodhur nën presion, Dritan Koçiraj ka ndaluar punën ndërsa pret një reagim nga ana e autoriteteve për vijuar aktivitetin.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, policia prej dy ditësh vijon operacionin për lirimin e hapësirave bregdetare, ndërsa ka nisur hetimet për 29 pronarë subjektesh nga veriu në jug të cilët kishin zaptuar plazhe publike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *