Filipinet dhe Kina do të zhvillojnë bisedime dypalëshe mbi mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore në maj, njftoi një diplomat filipinas.

 

“Kina ka dalë garant për pritjen e takimit të parë dypalësh mbi Detin e Kinës Jugore, por nuk janë përcaktuar ende datat”, tha Charles Jose, zëdhënësi i Departamentit filipinas të Punëve të Jashtme.

 

“Qëllimi i mekanizmit të konsultimeve dypalëshe është që të kemi një platformë ku të mund të diskutojmë çështjet mbi Detin e Kinës Jugore”, tha ai për gazetarët.

 

Filipinet dhe Kina prej disa kohësh gjenden në tensione diplomatike për shkak të përplasjeve të pretendimeve në Detin e Kinës Jugore, një zonë detare që mendohet se është e pasur në burime detare dhe minerale.

 

Përveç Kinës dhe Filipineve, Vietnami, Malajzia, Tajvani dhe Brunei kanë gjithashtu pretendime në këtë zonë shumë strategjike.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *