Më herët Vizion Plus nxorri një video ku shihej mamaja e Kostandino Kaçifës që I ankohet deputetit të LSI, Vangjel Tavo. Ndërkohë më poshtë do të lexoni bisedën e plot, ku shihet qartë se mamaja e 35 vjeçarit duke u ndalur tek kontrolli I Policisë shprehet se gegët nga Tirana e terrorizuan.

 

 

Mamaja e Kostandino Kaçifës: 15 vetë andej 15 vetë kendej hynin dilnin unë nuk kisha frike Vangjeli lutesha më jep force. Djali im nuk bëri asgjë. Vuri pesë flamurë do të t’i them Vangjeli mënjanë, do të të them. Unë nuk do vija kurrë këtu, c’ti bëja Janit që donte vendin e tij, fshatin e tij, të jetojmë më frike? Erdhën të më terrorizojnë mua? Për çfarë arsye? Në vendin tim, në shtëpine time. Shqiptarët, gegët nga Tirana. Duhet të nderhynit të gjithë Vangjeli, të ngrinit zërin, ka drejtësi, pse të më vinin mua e më rrihnin të gjithë në shtëpi, për cilën arye. Nëse donte ai të vriste do kishte vrarë dhjetra njerëz. E beson këtë?

 

 

Vangjel Tavo: Po po e besoj! Nesë do të kishte mundësinë do ta kishte bërë. Nuk donte të vriste njeri.

 

 

 

Mamaja: U shkatërruan fshatrat tona Vangjel. Marrin para nga shqiptarët dhe japin dëshmi të shtrëmbëruara, përse Vangjeli? Përse u katandisën kështu fshatrat tanë. Duhet të ishim të bashkuar, helenizim. Gjëja e vetme që dua të më vijë djali sa më shpejt të jetë e mundur këtu. Përse e mbajnë vangjeli? Përse nuk ngreni zërin të gjithë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *