Shefi i BioNTech Uğur Şhin paralajmëroi se nëse vaksinat e tjera të koronavirusit nuk miratohen menjëherë në Evropë, vetëm kompania e tij do të dështojë të përmbushë nevojat. Gjatë një interviste për “Spiegel”, ai nënvizoi se duhen më shumë doza vaksinash që të ketë për të gjithë qytetarët.

 

“Situata nuk është e mirë. Është krijuar një hendek sepse asnjë vaksinë tjetër nuk është miratuar dhe ne duhet të mbulojmë vrimën me tonat”, shpjegoi ai.

 

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn kërkoi që vaksina e zhvilluar nga Universieti i Oksfordit dhe AstraZeneca të miratohet sa më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *