Subscribe

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Edi Rama pas publikimit të audiopërgjimeve në Bild, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

 

Alibeaj përmes një deklarate për mediat është shprehur se blerja e votave ka ardhur me ‘bekimin’ e kryeministrit.

 

Sipas PD-së  Rama mbron kriminelët pasi nuk mban dot pushtetin pa krimin.

 

“Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës. Ai nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.  Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar.  Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive. Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk  e mban dot pushtetin pa krimin.    Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkeputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit. Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *