Dy jave pas termetit te 26 Nentorit, ministri Bledi Cuci ka bere publike të dhënat mbi dëmet që shkaktuan lëkundjet e tokës ne tre qarqe kryesore Durres, Tirane , e Lezhe.

Inspektimet e ndërtesave në terren u kryen nga 500 inxhiniere vendas dhe te huaj.

 

BLEDI ÇUÇI

MINISTER I BUJQESISE

 

Deri me sot 100 grupe inspektimi kane verifikuar banesat e demtuara nga termeti ne te treja qarqet Durres, Tirane dhe Lezhe. Kemi angazhuar 500 inxhinier venda dhe 81 ekperte te huaj. Ky proces vazhdon edhe sot qe flasim deri me sot jane inspektuar 14000 objekte. 261 jane pallate te dëmtuara rende dhe te pabanueshme perkohesisht, 2237 banesa te demtuara rende , 851 pallate me demtime te mesme dhe te lehta, 4618 banesa kane pesuar demtime te mesme dhe te lehta.

 

Edhe pse kane kaluar dy jave Cuci thekson se qeveria nuk ka ende nje fature te plote te plote te demit te shkaktuar, nderkohë që po punohet ngushte me banken boterer dhe Kombet e bashkuara.

 

BLEDI ÇUÇI

 

MINISTER I BUJQESISE

 

Ne lidhje me vlerësimin monetar nuk mund të themi që kemi një faturë te plote perfundimtare. Verifikimi i detajuat i demeve do jete hapi i pare  i përgatitjes se raportit dhe vleresimit të demeve. Kemi caktuar një koordinator kombetar qe do koordinoje aspektet qe do permbaje ky raport. Raporti do ketë eksperte te bankes boterore dhe ShBA, do behet sipas nje metodologjie që është miratuar nga këta tre institucione.

 

Ndërkohë fondacionet private jane gati per te filluar rindërtimin e 200 banesave të para ne zonat rurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *