Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali.

 

Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 366, ndërsa vetëm këtë të diel janë shënuar mbi 1.492 të infektuar. Ndërkohë, janë përmirësuar 622 persona.

 

Komisioneri i Emergjencës, Angelo Borrelli tha në një konferencë për shtyp se: “Jemi duke nënshkruar një seri kontratash që nga 12 marsi deri më 30 prill që do të na vënë në dispozicion 22 milionë maska kirurgjikale”.

 

Kryeministri Giuseppe Conte firmosi të shtunën një dekret që izolon krejtësisht zonën e Lombardisë dhe 14 provinca, të cilat, deri në 3 prill nuk do të ketë grumbullime publike, si dhe nuk do të funksionojnë teatrot, muzetë, shërbimet kishtare, këndet e lojrave, diskotekat etj. Ata që nuk i zbatojnë këto rregulla duke u përpjekuar për t’u larguar nga “Zona e Kuqe”, do të përfundojnë në pranga.

 

Në të gjithë botën, shënohen 3,802 viktima dhe 109,632 të prekur. Pas Kinës, aty ku shpërtheu edhe virusi, vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve regjistrohet Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *