Disa persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat masive në një universitet në Pragë.
Sulmuesi qëlloi për vdekje “disa njerëz” në Universitetin Charles në qendër të qytetit rreth orës 15:00 këtë pasdite, tha policia, me raportet lokale që thonë se të paktën 10 njerëz u vranë dhe 30 u plagosën.
Lexo edhe :
Related Posts
Autori i dyshuar vrau veten duke e çuar numrin e personave të vdekur në 11.
Imazhet rrëqethëse të shpërndara në mediet lokale tregojnë autorin tëveshur me të zeza teksa qëndronte në majë të fakultetit.
Në videon dramatike turmat e tmerruara të turistëve dhe vendasve vrapojnë nëpër urën e famshme të Charles, një nga vendet kryesore turistike të Evropës, pasi dëgjuan të shtënat.
Policia ka rrethuar zonën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që mos afrohen në vendin e ngjarjes.