Pesë persona humbën jetën dhe dy u plagosën, njëri prej të cilëve rëndë nga shpërthimi i një magazine fishekzjarresh në Itali.

 

Ngjarja ndodhi në Messina, në Barcellona Pozzo di Gotto. Sipas mediave italiane, katër prej viktimave ishin punonjës të një firme tjetër që po kryenin punime mirëmbajtje në magazine. Po ashtu nga shpërthimi humbi jetën dhe gruaja e pronarit të kompanisë.

 

Nga hetimet e paraprake dyshohet se shkak I shpërthimit ka qenë një shkëndijë e shkaktuar nga njëri prej katër viktimave, I cili po saldonte.

 

Shkëndijat, sipas dyshimeve të policisë, kanë ndezur pluhurin piroteknik duke shkaktuar aksidentin.

 

Ndërkohë dy të plagosurit janë transportuar për në spital me djegie të shumta në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *