Pas fitores së madhe në “Ferma VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh, Big Basta duket se po shijon çdo moment pranë njerëzve më të dashur. Këngëtari i njohur i është përkushtuar familjes, ashtu siç kishte premtuar menjëherë pas fitores, duke kaluar pushime të paharrueshme me partneren e tij, këngëtaren Vesa Luma, dhe djalin e tyre.
Ata kanë nisur pushimet me një udhëtim në mal, për t’u zhvendosur më pas drejt bregdetit. Turit të tyre nuk i ka shpëtuar as jugu i Shqipërisë, ndërsa çifti është parë gjithashtu duke shijuar ditët e verës në plazhet e Greqisë.
Pak ditë më parë, Big Basta ka festuar 40-vjetorin në një festë private luksoze mbi një jaht. Në një atmosferë intime, së bashku me Vesën dhe djalin, ai ka ndarë momente të veçanta me ndjekësit e tij përmes disa fotove ku duken më të lumtur se kurrë.

Fituesi i “Ferma VIP” ka treguar se suksesi profesional ka kuptim të plotë vetëm kur ndahet me familjen dhe këtë verë, po e jeton në maksimum.
/vizionplus.tv






