Në 24 orët e fundit në Kosovë numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm.

 

Mësohet se janë regjistruar vetëm dy raste me COVID, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Kujtojmë se dje u regjistruar 6 raste infektimi. Në Kosovë prej disa ditësh nuk janë shënuar fatalitete, ndërsa rastet kanë qenë në rënie të vazhdueshme.

 

Sipas autoriteteve shëndetësore, në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive 322 raste me COVID. Sakaq, 15 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve. Pas përhapjes së variantit të ri të COVID që quhet ‘Omicron’, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, njoftoi se do të ketë rishikim të masave kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *