Në qarkun e Korçës ka rënie të numrit të krerëve të gjedhit dhe të imtave.

 

E gjithë juglindja ka shënuar ulje në masën 8 deri në 10%. Një nga arsyet është largimi drejt emigracionit i të rinjve, të cilët nuk kanë interes të investojnë në blegtori.

 

Kjo gjë, sipas drejtorit të shërbimit veterinar Fatmir Ozuni, ka bërë që në treg të ketë me pak prodhim te mishit dhe produkteve të bulmetit. Sa i takon rritjes së çmimeve, ai thotë se kjo lidhet me luftën në Ukrainë.

 

Sipas Fatmir Ozunit këtë humbje pritet ta kompensojnë blegtorët potenciale që kanë përfituar subvencione për tufat me mbi 100 krerë.

 

Ndryshe ndodh me bletarinë që është rritur shumë. Numri i koshereve vazhdon të shtohet nëpër fshatrat e gjithë qarkut juglindor dhe bletërritësit janë nga çdo grupmoshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *