Një peshkatar ka humbur jetën këtë të enjte  në Lezhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Balldre të Lezhës, ku paraprakisht dyshohet se  viktima ka qenë duke peshkuar kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe moshën e viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *