Përdoruesit e rrjetit social, Instagram në të gjithë botën kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove mbrëmjen e kësaj të premteje.

 

Opsioni “Couldn’t refresh feed” ka qenë dhe përballja e përdoruesve, duke e bërë të pamundur postimin në dhe aksesin në rrjetin social më të popullarizuar.

 

Sipas “DoënDetector”, një shërbim që monitoron problemet në rrjet, më shumë se 2000 persona kanë raportuar probleme brenda 10 minutave.

 

Raportimet kanë ardhur nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtyre problemeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *