Subscribe

Këtë të martë, ka rënë fluksi i qytëtarëve në tregjet e fruta – perimeve,  ndryshe nga panorama e disa ditëve më parë.

 

Por thuajse e njejta situate ka qene në filialet e bankave, ku ka pasur grumbillime të shumta njerëzish.

 

Lëvizja e vetëm një anëtari të familjes me anë të autorizimit, duket se ka ndërgjegjësuar një pjesë të qytetarëve.Por shume prej tyre ankohen se një ore nuk mjafton për të kryer shërbimet e nevojshme.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, policia e shtetit  i ka hequr patentat 18 shoferëve që nuk kanë respektuar oraret e lëvizjeve, ndërsa janë dënuar me gjobë 10 mijë lekë 281 këmbësorë. Gjithashtu një person u gjobit 700 mijë lekë pasi theu karantinimin ndersa ishte kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19.

 

Edhe gjatë  kesaj te marte nuk kane munguar te pabindurit qe kanë qarkulluar pa lejen përkatëse duke kundërshtuar edhe forcat e policisë. Kjo ka bërë që unifromat blu të shoqërojnë një të ri në zonën e Liqenit pasi refuzoi që të izolohet në banesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *