Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 3.100 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit të Qarkut të Korçës.

 

Lëvizjet më të shumta kanë qenë drejt Maqedonisë së Veriut me 1.629 shtetas, ndërkohë që kanë hyrë 1.505 shtetas. Duhet thënë se në krahasim me hyrje-daljet e një jave më parë, lëvizjet e 24 orëve të fundit janë shumë më të pakta. E thënë ndryshe, kanë lëvizur në të dy anët e kufirit diçka më pak se 1.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Për të përballuar lëvizjet, punohet me katër sportele, dy në hyrje dhe dy në dalje. Gjatë orëve të fundit është rritur numri i shtetasve që kanë hyrë nga Greqia në drejtim të vendit tonë. Nëqoftëse gjatë ditëve të kësaj jave mesatarisht kanë hyrë 150 shtetas, në 24 orët e fundit nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës kanë hyrë 307 shtetas me 171 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *