Presidenti i SHBA, Joe Biden ka kundërshtuar presionin në rritje brenda demokratëve për t’u larguar nga gara presidenciale dhe është zotuar se do të shkojë deri në fund.

Pas një sërë takimesh të mërkurën me nën presidenten Kamala Harris, ligjvënës dhe guvernatorë demokrat, kreu i Shtëpisë së Bardhë mohoi zërat që thoshin se ai po mendonte të bënte një hap pas për t’i liruar vendin një kandidati më të denjë përballë Donald Trump.

Përmes një emaili dërguar bashkëpunëtorëve dhe organizatorëve të fushatës ai tha se nuk po shkonte askund dhe se do të ishte në garë deri në fund.

Aftësitë fizike dhe mendore të Biden kanë thelluar krizën brenda demokratëve e cila është bërë edhe më e dukshme pas dështimit të Biden në debatin publik përballë Donald trump një javë më parë.

Pas takimeve të të mërkurës në mbrëmje ishin vetëm tre guvernatorë demokratë të cilët pranuan përpara mediave se do ta mbështesin kandidaturën e 82 vjeçarit Biden.

Të tjerë kanë kërkuar publikisht largimin dhe zëvendësmin e tij por koha është e pamjaftueshme dhe mungesa e vullnetit të Biden për ta bërë një gjë të tillë e vështirëson edhe më shumë procedurën edhe pse teknikisht është e mundur.

Presidenti Joe Biden e ka pranuar parqitjen e dobët në debatin televiziv por ka deklaruar se nuk do të garonte sërish nëse do të besonte se nuk do t’ia dilte.

Joe Biden dhe Donald Trump do të përballen në 5 nëntor secili për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *