Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ndodhet në Varshavë të Polonisë, ku u takua me homologun e tij Andrzej Duda .

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Uashingtoni është i angazhuar për të ruajtur paqen në Evropë, duke theksuar se mungesa e veprimit në dy luftërat botërore i ka dhënë një “mësim” Amerikës.

 

JOE BIDEN
PRESIDENT I SHBA-së

“Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur ne kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropë, kjo na ka përndjekur. NE duam një Evropë të sigurt. Stabiliteti në rajon është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.”

Neni 5 i NATO-s, ku thuhet se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë aleancës, shihet nga Uashingtoni si një angazhim i shenjtë.

 

“Kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë është që NATO qëndro absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar. Nuk ka ndarje në pikëpamjet tona. Se çfarëdo që të bëjmë, do e bëjmë bashkuar. “

 

Presidenti amerikan pranoi gjithashtu se Polonia po merr një përgjegjësi “të rëndësishme” në krizën humanitare të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë u takua po ashtu me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe atë të Mbrojtjes, takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të lartë ukrainas që nga fillimi i luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *