Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden vlerësoi takimin “ballë për ballë” me homologun rus, Vladimir Putin si të nevojshëm dhe pozitiv, ndërsa tha se të drejtat e njeriut do të jenë gjithmonë një çështje për diskutim.

 

Në një konferencë për mediat, Biden

 

Më herët, gjatë konferencës së vecantë për shtyp, presidenti amerikan, Joe Biden ngriti shqetësime specifike për të drejtat e njeriut që ka administrata e tij, duke përfshirë trajtimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

 

“I thashë presidentit Putin se axhenda ime nuk drejtohet kundër Rusisë apo dikujt tjetër, por është për popullin amerikan. Mbrojtja e të drejtave të njeriut është pjesë e ADN-së sonë dhe gjithmonë do të jetë në tryezat e bisedimeve. Nuk ka të bëjë me atë që ne do t’i vihemi pas Rusisë kur ajo shkel të drejtat e njeriut, ka të bëjë me atë se cilët jemi ne. Si mund të jem President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mos flas kundër shkeljes së të drejtave të njeriut?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *