Vazhdojnë gafat e presidentit amerikan Joe Biden, i cili kandidon për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë herë ai foli për veten sikur të ishte një grua.

“Meqë ra fjala, jam krenare që jam, siç thashë, zëvendëspresidentja e parë, gruaja e parë me ngjyrë, që shërbeu përkrah një presidenti me ngjyrë. Krenar që punoj me gruan e parë me ngjyrë të gjykatës së Gjykatës së Lartë. Ka shumë që mund të bëjmë sepse jemi SHBA”, tha ai për një radio amerikane.

Siç kuptohet lehtësisht, deklaratat e 81-vjeçarit Biden që e përshkruan veten si grua bënë bujë, pasi ka shumë zëra brenda demokratëve që besojnë se ai duhet të tërheqë kandidaturën, ndërkohë që i qëndron qëndrimit të tij, duke bërë është e qartë se ai do të jetë kandidat. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *