Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një deklarate ka konfirmuar vrasjen e njërit prej liderëve kryesor të grupit militant Shteti Islamik në Siri.

 

Në deklaratën e presidentit amerikan, konfirmohet se trupat amerikane kanë vrarë në Siri, liderin e IS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

 

“Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të armatosura, ne kemi hequr nga fushëbeteja Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – liderin e ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer shëndoshë e mirë nga operacioni”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga zyra e presidentit Biden.

 

Biden ka bërë të ditur se operacioni është kryer nën drejtimin e tij dhe se është zhvilluar në veriperëndim të Sirisë. Sipas presidentit amerikan, Biden, trupat amerikane kryen të operacion të kundërterrorizimit me qëllim që bota të jetë një vend më i sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *