Beyonce së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re “Spirit”, kolona zanore e filmit “Mbreti Luan”.

 

Në pamjet e kësaj video Beyonce shfaqet duke kërcyer në shkretëtirë e rrethuar nga kërcimtarë të tjerë, të cilët kanë rolin e kafshëve në xhungël.

 

Por e veçanta e të gjithë videoklipit është fillimi, në të cilin shfaqet edhe vogëlushja e Beyonce, Blue Ivy. Vajza e këngëtares shihet e veshur njësoj si e ëma dhe afrohet për të qëndruar pranë saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *