Pavarësisht se në Grammy Awards, Adele arriti të rrëmbente çmimin e madh, atë të “Album of the Year”, duke mposhtur kështu “Lemonade” të Beyonce-s, në klasifikimin e Federatës Ndërkombëtare të Industrisë Fonografike (IFPI) këngëtarja e “Formation” renditet në vend të parë, duke lënë pas Adele me “25”.

 

 

Në raportin vjetor të kompanisë, “Lemonade” ka arritur të shesë mbi 2.5 milionë kopje në të gjithë botën, ndërkohë Adele renditet e dyta me 2.4 milionë kopje. Më pas renditet “Views” e Drake me 2.3 milionë kopje, i ndjekur nga Metallica me “Hardwired…to Self-Destructed”.

 

 

3 nga 10 albumet më të shitura të vitit që lamë pas janë publikuar në 2015-n, por kanë arritur të shesin më shumë se projektet e publikuara pas tyre, si për shembull “Joanne” nga Lady Gaga.

 

 

Të bëra bashkë, të 10 albumet arrijnë një shifër prej 19 milionë kopje, raporton Blitz.al

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *