Beyonce dhe burri i saj Jay Z i kanë ndryshuar jetën një 17 vjeçari, i cili jetonte në kushte të rënda ekonomike.

 

Khairi Perry që kur ishte 5-vjeç, jetonte me nënën e tij, vëllezërit e motrat në motele të vjetra e të përmbytura, madje herë pas here në makinën e tyre të vjetër.

 

Beyonce dhe burri i saj Jay Z, kishin dëgjuar për ta. I kishin ftuar në një takim. 17-vjeçarit, më i vogli në familje, i ofruan 100 mijë dollarë, një bursë për një ndër kolegjet më të mira në Amerikë.

 

Perry kishte deklaruar se ky çmim do t’i ndryshonte jetën. Disa herë, thotë ai, e kishte menduar edhe vetvrasjen nga kushtet e vështira që po kalonte.

 

Perry, kohët e fundit ishte vullnetar në një organizatë për t’i ndihmuar të varfrit, ndonëse se edhe vet ishte me kushte shumë të rënda.

 

Tani ai shpreson që në universitetin e Oregonit, të ndjekë fushën e inxhinierisë kimike ose shkenca kompjuterike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *